Kryesori i Imamëve në Pakistan ka dhënë një udhëzim për meshkujt, duke u thënë se gratë mund të kontrollohen vetëm nëse ata i rrahin
Muhammad Khan Sherani, kryetar i Këshillit të Ideologjisë islame në Pakistan, ka ofruar një model të çuditshëm arkaik për njerëzit, shkruan “New York Post”, transmeton Gazeta Express.
Sherani ka thënë se sipas ligjit islam, burrave u lejohet t’i rrahin gratë e tyre. Gjithashtu, ka thënë se kjo është e vetmja formë që mund ta kontrollosh një grua, sepse, sipas tij, gratë duhet kontrolluar.
Imami Sheran ka thënë për BBC-në se pa opsionin e rrahjes, burrat do të ishin të pafuqishëm ndaj sjelljes së grave të tyre.
Për këto deklarata të tij ka pasur mjaft reagime nga e gjithë bota. Kështu, forumet e ndryshme të grave dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë filluar një fushatë kundër deklaratave të tij – fushata “#ProvoMëRrihLehtë”.