Imam Krasniqi s’e pranon fajësinë, në seancë mungojnë dy dëshmitarë

E publikuar: 22/01/2018 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur shqyrtimi gjyqësor ndaj Shefqet Krasniqit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton KTV .

Imam Shefqet Krasniqi nuk e ka pranuar fajësinë për tri veprat që akuzohet.

Sot kur pritej të dëshmonte Minire Heta dhe Nasere Ademi asnjëra nuk është e pranishme.

Që të dyja sipas gjykatësit Beqir Kalludra, nuk kanë pasur qasje në telefon dhe se sipas tij ende nuk e dimë a i kanë marrë ftesat me postë për të dëshmuar gjatë kësaj seance.

I pranishëm është vetëm një dëshmitar tjetër.

Krasniqi akuzohet për nxitje të urrejtjes, shmangie të tatimit me çka ka kryer vepër penale./koha.net/