Ish-sekretari i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, është liruar nga të gjitha pikat e akuzës, në lidhje me shpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar.
Avokati Besnik Berisha ka konfirmuar këtë informacion përmes një statusi në “Facebook”.
“Lajm i mirë dhe i merituar për z. Ilir TOLAJ dhe familjen e tij, lajm i keq për nivelin e Prokurorisë:
LIROHET nga të gjitha pikat e aktakuzës ish-Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Prof. Dr. Ilir Tolaj”.


















