Duke folur nga inaugurimi i një pularie në Xhafzotaj të Shijakut, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zbuloi se cili është sekreti i dobësimit të tij.
“Një nga sukseset e rënies time nga pesha është se e nis mëngjesin me një vezë të zier dhe e përfundoj me pak mish pule të bardhë. Aq më tepër kur janë produkte të sigurta bio dhe të certifikuara,” tha Meta.
Prania e Metës në këtë pulari është pritur me shumë interes.
Kjo, sipas gazetës MAPO, për shkak se akuzat e Tom Doshit se Ilir Meta kërkon ta vrasë janë quajtur ‘komploti i pularisë’ nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim.