Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se procesi zgjedhor i sotëm ka qenë demokratik.
Ai shtoi se rezultatet e para tregojnë që keqqeverisja edhe ndëshkohet, njofton Klan Kosova.
“Vërehet që ka një tendencë ë votimit të atyre që kanë qenë në opozitë dhe kanë përfituar nga qeverisja e dy viteve të fundit dhe kjo po shihet sipas rezultatit zgjedhor dhe duhet pritur të shohim se a do të ketë lëvizje më tej sepse Exit Poll i tregon një lloj trendi por jo edhe saktësinë e votës”.
“Kur është rasti kaq i ngushtë 30 me 30 dhe partitë politike po dalin me deklaratat e tyre për maturi që më vonë nuk mund të kthehet prapa”.
“Zgjedhjet kanë shkuar mirë edhe nëse ky rezultatet mbetet atëherë është tregues që keqqeverisja të ndëshkohet”.

















