Ilir Deda godet Vetëvendosjen

E publikuar: 07/09/2015 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, ka kritikuar ashpër gjuhën që partia e tij dhe Qeveria po e përdorin ndaj njëra-tjetrës.

Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, Deda ka thënë se nuk është pasqyrë e mirë e Kosovës heqja me dhunë e rrethojave të objektit të ekzekutivit si dhe zhargonet e përdorura nga qeveritarët.

Ndryshe, gjatë këtij takimi, Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar planin e punës për vitin 2015 ku përfshihen thirrja në raportim pranë komisionit në fjalë të ministrave kyç në Qeverinë e Kosovës.