Ilir Deda iu thotë deputetëve të LDK’së: Gjykata Speciale s’i zbardh vrasjet politike

E publikuar: 26/06/2015 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, iu është drejtuar deputetëve të LDK’së, duke thënë se Gjykata Speciale s’do të merret me krimet politike të kryera pasluftës.
Ai ka thënë se deputetët e LDK’së duhet ta dijnë se Gjykata s’do të zbardhë asnjë krim të kryer pasluftës.

Ndërkohë, Ismet Beqiri i LDK’së, ka thënë se Ilir Deda po mundohet të moralizojë duke thënë se VV s’ka folur asnjëherë për vrasjet politike të pasluftës.

“Ne nuk themi se Gjykata Speciale do të zbardhë fatin e veprimtarëve të vrarë të LDK’së”, ka thënë Beqiri.

Shefi i deputetëve të LDK’së ka thënë se Vetëvendosje asnjëherë s’ka folur për vrasjet politike të kryera pasluftës.

Ndërkohë, Glauk Konjufca ka thënë se deputetët e LDK’së janë dyfytyrësha pasi janë duke qeverisur me njeriun që deri dje e kanë akuzuar për vrasje të zyrtarëve të LDK’së.

Pas kësaj ka reaguar, Kadri Veseli, duke e quajtur Konjufcën aktor.

“Glauk, aktor je për besë”, ka thënë Kadri Veseli.

Perseri ka folur Ismet Beqiri i LDK’se, duke u pajtuar me deklaraten e Kryeparlamentarit.

“Me të vërtetë ne po pajtohem me këtë aktor. Ky është kryeaktori”, ka deklaruar Beqiri.
/express/