Ilir Deda i reagon Albulena Haxhiut, e quan ”Dokument- diktat” propozimin e Albin Kurtit

E publikuar: 25/05/2018 23:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti Ilir Deda e ka quajtur ”Dokument-diktat”, deklaratën e prezantuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje në tryezën e thirrur me subjektet politike.

Vlerësim të tillë Deda dha përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook, pasi deputetët e Vetëvendosjes, paraprakisht kishin komentuar se ky e pengoi të kalojë në subjektet partiake, deklaratën për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj.

”Ja edhe unë po reagoj ndaj “kundër-reagimeve”.
Për Albulenën: Letra qëndroi te përfaqësuesi i Lëvizjes për Bashkim, ndërsa pse nuk pat interesim të nënshkruhet nga partitë politike dokumenti-diktat nuk është pyetje për mua. Fakt lehtë i verifikueshëm nga mediat – të gjitha ishin prezente.
Për Zyrën e Presidentit: sa që humbni kohë të shpikni inate personale, lexojeni edhe njëherë Komentarin e Gjykatës Kushtetuese që e pamundëson Thaçin – apo cilindo që mund të ishte President i Kosovës – të negociojë me Serbinë pa mandat të qartë të Kuvendit të Kosovës”.