Shumë njerëz vuajnë nga problemet e ndryshme me mushkëri, e më të shpeshtat janë astma, bronkiti dhe format e ndryshme të kollës.
Problemet me mushkëritë mund të shkaktohen përmes infeksioneve, alergjive dhe thithjes së duhanit. Në vijim ju paraqesim ilaçin e përgatitur shumë kohë më parë, që lufton astmën dhe problemet që ndërlidhen me mushkëri.
Përbërësit
-Gjysmë kilogrami qepë të kuqe
-Gjysmë kilogrami sheqer
-2 limona
-1,5 litër ujë
-7 lugë të mëdha mjaltë.
Përgatitja:
Sheqerin e ngrohni në enë metalike duke e përzier, më pas i shtoni qepën e copëtuar, e përzieni dhe i shtoni ujin. Të gjitha së bashku i zieni derisa nuk avullohet 1/3 e ujit. Më pas e lini të ftohet, shtoni lëngun e dy limonëve të shtrydhur dhe mjaltin dhe e përzieni mirë gjithë masën. E lini të qëndrojë dhe e vendosni në kavanoz. Do të ishte mirë që para secilës shujtë ta konsumoni nga një lugë të ilaçit. (Kosova Sot)