Ilaçi që bën ‘mrekulli’ kundër kancerit, 3 herë më efektiv se kimioterapia

E publikuar: 28/01/2018 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mjekët tek Spitali Westmead në Sidnei thonë se ilaçi keytruda ‘shkriu’ qelizat kancerogjene dhe zvogëloi tumoret tek pacientët që ishin në fazat e fundit të sëmundjes.

“Tani kemi një ilaç që i ka shtuar shpresat për trajtimin e kancerit të mushkërisë në atë ardhmen”, deklaroi profesoresha e asociuar e onkologjisë, Rina Hui, për ABC.
Ky ilaç, i testuar tek pacientë në 16 shtete të ndryshme, ndaloi përhapjen e kancerit tek thuajse gjysma e pacientëve pas një viti, duke u bërë tri herë më efektivë se kimioterapia.

Kanceri tek pacientët e përfshirë në studim kishte filluar të përhapej jashtë mushkërive.
Profesoresha Hiu tregon se pacientët në fazën e katërt të kancerit që morën ilaçin “Keytruda” kishin 70% më shumë shanse për të mbijetuar 12 muajt e ardhshëm, pa pasur nevojë për kimioterapi.