Ilaçi ideal për të shëruar problemet në mushkëri

E publikuar: 15/09/2015 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foto Iustrim

Shumë persona kanë problme të ndryshme me mushkëritë dhe kjo shpesh bëhet shkak që ato të vuajnë dhe nga sëmundje të dnryshme kronike që lidhen me problemin e mushkërive.

Problemet me mushkëritë mund të shkaktohen nga infeksionet, por edhe me alergji dhe natyrisht me duhan. Në vijim ju paraqesim ilaçin e njohur popullor kundër këtyre problemeve, sidomos astmës, problemet me zemër dhe ato me mushkëri.

Për të përgatitur një recetë të tillë mbrojtëse është e rëndësishme që të keni; gjysmë kilogrami qepë të kuqe, gjysmë kilogrami sheqer, 2 limona, 1,5 litra ujë dhe 7 lugë të mëdha mjaltë.

Në fillim është e rëndësishme që të tretni sheqerin ngadalë në enë të metaltë dhe e përziejmë, më pas shtojmë qepën e imtësuar, i ziejmë pak së bashku dhe ju shtojmë ujin. Të vlojnë së bashku në temperature mesatare, derisa të mos avullohet 1/3 e ujit. Më pas e lëmë të ftohet, shtojmë lëngun nga dy limona të shtrydhur dhe mjaltin dhe gjithçka përziejmë së bashku. E lëmë të qëndrojë e më pas largojmë copëzat e qepës dhe e vendosim nëpër shishe prej qelqi. Nevojitet ta hani nga një lugë të supës para secilës shujtë derisa sasia të shpenzohet.

Ndërsa më pas sipas nevojës mund ta përgatitni këtë ilaç, derisa t’i shëroni mushkëritë. Fëmijët mund ta përdorin po ashtu, por luga të jetë e vogël.