Crystal Russo (24), nga Florida e SHBA-së, i kishte lënë vetëm në shtëpi tre fëmijët e saj të moshës katër, tre dhe dhjetëmuajsh, për të shkuar në një “parti seksi” te komshiu! Madje, kjo nënë i kishte lënë fëmijët vetëm për katër orë të plota.
Për të shkuar gjërat edhe më keq, gjatë asaj kohe fëmijët kishin arritur të dalin nga shtëpia në rrugë.
Katërvjeçari e bartte foshnjën 10 muajsh, të cilit pelena i ishte lagur nga urinimi.
Fëmijët në rrugë i vërejti një fqinje, e cila i tërhoqi nga rruga dhe i pyeti se ku e kishin nënën.
Fëmijët nuk ditën të përgjigjen, pos që thanë se ajo i ka lënë vetëm për katër orë. Ajo pastaj thirri policinë, transmeton Dailymail.
“Dalja e tyre nga shtëpia ka mund të përfundojë me fatalitet, fati që unë i vërejta”, tha fqinja Joan Miller.
Policia ka arrestuar Crystal Rusoo të shtunën, nën akuzën se është nënë e papërgjegjshme. Ajo pranoi se është fajtore dhe tha se nuk ka menduar për pasojat.