Autoritetet japoneze nuk ia kanë plotësuar dëshirën një burri, i cili u kërkoi që ta lënë të vdes larg civilizimit – në një ishull të cilin ai e quan shtëpi dhe që për tri dekada jetoi atje.
Masafumi Nagasaki ishte personi i vetëm në një hapësirë prej një kilometri në ishullin Sotobanari, por së fundmi ai është detyruar t’i rikthehet civilizimit pasi është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga policia, transmeton Telegrafi.
Ai jetoi në vetmi që nga vitit 1989, dhe është bërë i njohur me nofkën “vetmitari lakuriq”, pasi është gjetur nga një turist që shkruante për njerëzit që pëlqejnë vetminë.
Alvaro Cerezo ka deklaruar për mediat japoneze se Nagasaki është rikthyer në civilizim, pasi dikush e kishte gjetur në ishull në gjendje të “rëndë”.
Menjëherë janë telefonuar policia, të cilët e dërguan në një objekt që administrohet nga qeveria rreth 60 kilometra larg qytetit Ishigaki.
Cerezo pretendon se gjendja e tij shëndetësore e Nagasakit është e mirë dhe se “mund të ketë pasur grip” kur është gjetur nga turisti. Megjithatë, plaku 82 vjeç mbeti me zemër të thyer, kur i është kumtuar lajmi se nuk mund të kthehet në ishull dhe se gjithçka ka përfunduar sa i përket “aventurës” në atë vend.
Ai kishte hequr dorë nga jeta luksoze në fillim të viteve të ’90-ta, për të jetuar i vetmuar në ishull. Më parë kishte punuar në industrinë shoubizit para se të “pensionohej” nga civilizimi.
“Nuk veproj ashtu siç ma kërkon shoqëria, por është e vërtetë që ndjek rregullat e natyrës. Nuk mund ta mundni natyrën, por thjesht duhet t’i bindeni. Ky është një rregull që e kam mësuar qysh në vitin e parë në këtë ishull”, ka shtuar Nagasaki.
Në fillim udhëtonte për të blerë ujë të pijshëm, ushqim dhe artikuj tjerë ushqimor me paratë që ia dërgonin familjarët. Ndërkaq ujin e shiut e përdorte për t’u pastruar e rruar. Rrobat e vetme që i kishte i kishin humbur nga një uragan i fortë që kishte goditur këtë ishull.
“Të ecësh lakuriq nuk është diçka e zakonshme për shoqërinë moderne dhe vendin ku dikur jetoja”, ka shtuar ai.
Shumicën e ditës e kalonte duke u rrezitur dhe pastruar hapësirën ku jetonte, duke u munduar të shfaq infeksionet nga insektet. Pasi u gjet nga policia u kërkonte që ta lënë të qetë, pasi dëshirën të vdesë në këtë ishull, megjithatë kjo kërkesë iu refuzua me automatizëm. /Telegrafi/