Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës – IKSHPK përmes një postimi në Facebook ka thënë se nuk ka mbetur pa u testuar asnjë person i dyshuar me Covid-19, derisa thekson se janë duke punuar me kapacitete të plota, e me orare të stërzgjatura.
IKSHKP shton se deri sot janë gjurmuar dhe identifikuar 449 raste pozitive, 3915 raste të dyshimta, 5.448 kontakte, mbi 500 persona në karantinë dhe hyrjet në pikat kufitare, duke mos ngecur asnjë proces pune me kaq profesionistë sa ka Kosova.
Kosova pranon 1 mijë teste për koronavirus nga Serbia
Më poshtë gjeni postimin e plotë të IKSHKP-së.
Për hirë të transparencës së plotë të opinionit, laboratorët e Institutit Kombëtar po punojnë me kapacitet të plotë në përputhje me burimet njerëzore, kapacitetet laboratorike duke u bazuar në indikacionet epidemiologjike dhe planifikimin e rregullt në përcjellje të situatës aktuale epidemiologjike.
Në bazë të protokolleve të OBSH secili person i cili konsiderohet i dyshimtë në COVID-19, me shenja dhe simptoma të sëmundjes si dhe në bazë të vlerësimit të riskut ka qenë në kontakt të afërt me personin me COVID-19 pozitiv vazhdon të testohet në Klinikën Infektive, në QKMF në Prishtinë, në Institutet Rajonale sipas nevojave të terrenit edhe me ekipet mobile të Departamentit të Mikrobiologjisë.
Epidemiologët dhe mikrobiologët në hallkën e zbatimit të këtyre protokolove kanë rolin kyq në gjurmimin “agresiv” të rasteve, në hulumtim e mbikëqyrje të rasteve e kontakteve me COVID-19. Metodat specifike të detektimit, hulumtimit e gjurmimit epidemiologjik, e bëjnë angazhimin e tyre gjatë pandemisë të pazëvendësueshëm duke mos i lënë asgjë befasisë për aq sa është në diturinë dhe shkathtësitë e tyre në “gjurmimin” e të gjitha rasteve.
Për çdo rast që referohet si i dyshimtë në COVID-19 nga Klinika Infektive, Klinikat e tjera të QKUK, spitalet rajonale, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe rastet që raportohen nga terreni, menjëherë inicohet hulumtimi i rastit dhe gjurmimi i kontakteve.
Me zbulimin e kontakteve nis gjurmimi i detajuar për lëvizshmërinë e kontaktit të kontakteve në 3 javët e fundit të tyre. Kështu mbërrihet tek burimi i infeksionit (rasti 0). Ky proces ka vështirësinë maksimale dhe merr kohë dhe paraqet ndër punët më të rënda, më të komplikuara dhe që vështirë mund të kuptohen nga të tjerët.
Të dhënat e grumbulluara dhe të analizuara shërbejnë për planifikimin e terrenit për gjurmimin dhe testimin e kontakteve të afërta me rastet pozitive.
Deri sot janë gjurmuar dhe identifikuar 449 raste pozitive, 3915 raste të dyshimta, 5.448 kontakte, mbi 500 persona në karantinë dhe hyrjet në pikat kufitare, duke mos ngecur asnjë proces pune me kaq profesionistë sa kemi, falë gatishmërisë së tyre për të punuar pa ndalur, duke mbuluar gjithë territorin e vendit. Të gjithë personat me indikacione epidemiologjike dhe ata të dyshimtë në COVID-19 janë testuar dhe asnjë nuk ka mbetur pa u testuar, përkundër vështirësive të ndryshme jo vetëm për vendin tonë, por që janë të njëjta edhe me vendet e rajonit dhe të Evropës.
Që nga fillimi i gjendjes me pandeminë COVID-19 personeli i laboratorit është duke punuar shtatë ditë në javë, pa ndonjë orar të caktuar me afro 16 orë në ditë çdonjëri në mesatare nga 112 orë në javë e me 500 orë në muaj!.
Përkundër këtij mbingarkimi, të gjitha mostrat të cilat janë pranuar deri më sot, janë testuar brenda ditës ose më së largu brenda 24 orëve që nënkupton tejkalim të kapaciteteve edhe të laboratorëve moderne evropiane. Asnjë qytetar i Kosovës që ka pasur indikacion epidemiologjik dhe që është referuar për testim nuk ka mbetur pa u testuar. Teste për laborator po vijnë rregullisht dhe përkundër vështirësive deri sot nuk ka dështuar asnjë planifikim i ekipit të epidemiologëve në mbulimin e të gjitha rasteve të dyshimta dhe kontakteve të tyre. Krahasuar me testimet në vendet fqinje jemi të njejtë ose më mirë në raport me popullatën.
Çështja e testimit është procedurë laboratorike e cila nuk ndryshon protokolet e vetë-izolimit të pacientëve për shkak të obligimit të qëndrimit 14 ditor në çfarëdo rrethane qofshin rezultatet te personat me indikacione epidemiologjike të dyshimta në COVID-19.
Instituti Kombëtar garanton qytetarët se po e përcjell situatën epidemiologjike me të gjitha kapacitetet e veta ku askush që ka indikacione epidemiologjike dhe klinike për testim nuk mbetet pa testuar, duke përfshirë këtu edhe grupet e rrezikut (në radhë të parë personat e moshuar dhe me sëmundje kronike).
Duke marrë parasysh nevojat e qytetarëve për shërbime shëndetësore, bëjmë apel te punëtorët shëndetësor t’i përmbahen rekomandimeve të IKSHPK në përdorimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacientëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.
Madje, duhet të tregojmë kujdes lidhur me presionin disi të rritur nga punëtorët shëndetësorë për të realizuar edhe më shumë teste. Përtej menaxhimit dhe planifikimit të institucionit ku punojnë, pa u bërë vlerësimi i rrezikshmërisë së kontaktit me personat që kanë rezultuar pozitivë në SARS-CoV-2, pa u marrë parasysh protokollet e vetë-izolimit dhe testimit, nuk mund të kërkohet me urgjencë marrja e mostrave për testim.
Që nga muaji janar IKShPK në vazhdimësi ka dërguar rekomandime, udhëzues, protokolle, procedura standarde të operimit dhe dokumentacione shtesë për parandalim dhe kontroll të infeksioneve.
Ju lutemi të gjithëve të cilët nuk e njohin punën e shëndetësisë publike dhe menaxhimin e epidemive së paku të mos na kritikoni pa bazë, sepse është duke u dhënë maksimumi i angazhimit në rrethanat që kemi.
Çdo kritikë e pabazuar mund të jetë me ndikim në rëndimin e situatës epidemiologjike dhe në demotivimin e stafit të përkushtuar në realizimin e vëllimit të stërngarkuar të punëve në ballafaqimin me epideminë.
Të dashur qytetarë!
Ju lutemi që t’i përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike.
Virusi nuk ka këmbë! Mos ia jepni këmbët ju!
NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA LENI TË PUNOJMË!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
Ju faleminderit për mirëkuptim!
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 prill 2020, 19:21
Shpërndaje në
Zyra e Merkelit u përgjigjet shoqatave nga diaspora, kërkon nga politikanët në Kosovë ta kthejnë vëmendjen te pandemia
Nga nesër, qytetarëve u ndryshon koha e lëvizjes
Tomë Gashi: Kryeinspektori Topalli ka ndryshuar faktet në rastin Dehari e Makolli
Bislimi fton ish-ministrat e financave dhe guvernatorin për të diskutuar rreth pakos për rimëkëmbjen e ekonomisë
Thaçi për herë të katërt ia kërkon emrin e mandatarit Kurtit
Kabineti i Osmanit thotë se partitë po e bllokojnë qëllimisht projektligjin për luftimin e Covid-19
Haxhiu i quan të çuditshme dhe hipokrizi veprimet e PDK-së rreth Covid-19.