Lajmet

IKKL publikon raportin, Kurti: Është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

29.07.2026 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
IKKL publikon raportin, Kurti: Është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Është lansuar raporti i Institutit për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), i cili përmban listën preliminare të personave të vrarë, të zhdukur me dhunë dhe personave të vdekur si pasojë e luftës në Kosovë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se për periudhën nga 1 janari 1998 deri më 20 qershor 1999, janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të Luftës në Kosovë, ndërsa theksoi se raporti do të përditësohet me të dhënat e reja që do të pranojë Instituti.

“Se nuk ka drejtësi pa të vërtetën, nuk ka shërim pa drejtësi, dhe nuk ka qëndrueshmëri pa kujtesë. Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë së bashku. Raporti përfaqëson njerëz jetë, familje dhe histori të cilët nuk mund të reduktohen në numra, por që shteti ynë ka detyrim t’i dokumentojë me saktësi dinjitet dhe përgjegjësi”, tha ai.

“Për periudhën 1 janar 1998-20 qershor 1999, janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të Luftës në Kosovë, secili numër na flet për të dashurit tonë që na u vranë, familjet që u shkatërruan, dhe mungesën e mallin të cilin e ndjejmë edhe sot e kësaj dite. Veçanërisht e rëndë është pesha e krimeve të kryera ndaj fëmijëve, raporti i dokumenton se në grupmoshën nga 0 deri në 17 vjeç janë 1.047 fëmijë të vrarë, 94 kanë vdekur si pasojë e kushteve të luftës, ndërsa ende nuk dihet për fatin e vendndodhjen e 100 fëmijëve të zhdukur me dhunë. Vrasja e mbi 1.000 fëmijëve, përtej së qenit statistikë tragjike, është plagë e thellë e shoqërisë sonë. Është akuzë e përhershme kundër barbarisë së luftës dhe detyrim për shtetin tonë që e vërteta të dokumentohet, drejtësia të kërkohet dhe kujtesa të ruhet”, tha ai.

Kurti tha se të dhënat tregojnë edhe intensitetin e krimeve gjatë muajve të fundit të luftës, duke theksuar se pjesa më e madhe e viktimave janë dokumentuar në periudhën mars-qershor 1999.

“Të dhënat tregojnë gjithashtu intensitetin e jashtëzakonshëm të dhunës të krimeve të luftës, të krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, gjatë pranverës së vitit 1999. Gjatë muajve mars dhe qershor të atij viti, u vranë 9.948 njerëz, që përbëjnë rreth 81.3% të të gjitha viktimave të dokumentuara në këtë raport, e pra numri i gjithmbarshëm i të cilëve është 12.230. Ky fakt flet vetë: dëshmon për tmerrin që përjetoi popullsia civile gjatë fazës kulmore të luftës, këto shifra këta njerëz të dashur që na u vranë, na obligojnë që kujtesa të mbahet e gjallë dhe e fortë, kurse drejtësia të mbetet kërkesë e pandërprerë. Kjo listë e parë institucionale është rezultat i punës së Institutit, për ta përmbushur përgjegjësinë ndaj viktimave të luftës, familjeve të tyre dhe historisë së vendit”, tha ai.

Kurse, drejtori i IKKL-së, Atdhe Hetemi, tha se Instituti ka nisur një proces të standardizuar të verifikimit dhe validimit të të dhënave, duke sqaruar se lista preliminare përfshin 13.227 persona të vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës.

“Instituti si përgjigje institucionale ka filluar procesin e standardizuar të verifikimit dhe validimit të të dhënave, pra jo “bashkimin” teknik të listave ekzistuese, por identifikim, krahasim, verifikim, dhe validim individual të secilit person të vrarë, zhdukur me dhunë apo të vdekur si pasojë e luftës”, tha ai.

Hetemi sqaroi se raporti përfshin tri kategori të viktimave dhe se kategoritë e tjera do të trajtohen në faza të veçanta të dokumentimit.

“Fushëveprimi i këtij raporti, ose i kësaj liste, është i kufizuar vetëm në tri kategori. Do të thotë, në këtë listë, ose në këtë raport, ne paraqesim informatat për numrin dhe detajet e personave të vrarë, personave të zhdukur me dhunë, dhe personave të vdekur si pasojë e luftës. Do të thotë, përfshirja vetëm e këtyre tri kategorive nuk nënkupton se ato përbëjnë tërësinë e viktimave të luftës në Kosovë, por kategoritë e tjera do të trajtohen në faza të tjera të veçanta të dokumentimit. Sa i përket aspektit kohor, ashtu siç e kemi të definuar me ligj, periudha kohore është periudha që trajtohet në këtë raport, ose në këtë listë, është periudha e luftës, 1 janar 1998-20 qershor 1999, dhe periudha e pas luftës, prej 21 qershorit 1999 deri në 31 dhjetor 2000”, tha ai.

Sipas tij, në listë janë përfshirë personat që plotësojnë kriteret metodologjike të përcaktuara nga Instituti, ndërsa mbi 267 raste të evidentuara në lista të mëhershme nuk janë përfshirë në raport.

“Në listën tonë të Institutit, ose në listë, përfshihen personat që e plotësojnë të paktën njërin nga këto katër kriteret metodologjike që i kemi vendosur. Do të thotë, në listë janë të përfshirë ato viktima, do të thotë, të këtyre tri kategorive, që kanë lindur, kanë jetuar, ose kanë pasur vendbanim në territorin e Kosovës në kohën e luftës, kanë pësuar plagë, vdekjeprurëse, ose janë zhdukur në territorin e Kosovës në rrethana të ndërlidhura drejtpërdrejt me luftën, kanë humbur jetën si pasojë e drejtpërdrejtë e plagëve të marra gjatë luftës, dhe bazuar në dokumentacionin e verifikuar që e kemi gjetur, kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjet e luftës në Kosovë. Si rezultat, nga lista jonë—nëse e krahasojmë me listat e tjera që kanë ekzistuar më herët—mbi 267 raste që figurojnë në ato evidenca nuk janë përfshirë në këtë raport, janë kryesisht persona të vrarë jashtë territorit të Kosovës, ose raste pa lidhje të dokumentuar me luftën në Kosovë, sigurisht mospërfshirja e tyre nuk nënkupton mohimin e statusit të viktimës, mirëpo thjesht mosploçimin e kritereve metodologjike për t’u përfshirë në këtë listë”, tha ai.

Hetemi bëri të ditur se në listën preliminare janë gjithsej 13.227 persona, ndërsa 12.230 prej tyre janë vrarë gjatë periudhës së luftës.

“Sa i përket listës preliminare, numri i përgjithshëm i personave të përfshirë në listë është 13 mijë e 227 persona të vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës. Nëse e bëjmë një analizë krahasimore me numrin e atyre që janë vrarë gjatë periudhës së luftës, siç është e paraparë në ligjin e institutit dhe që është data 1 janar 98 – 20 qershor 1999, të dhënat tregojnë që gjatë periudhës së luftës janë vrarë 92.5 përqind të numrit të përgjithshëm të këtyre viktimave, respektivisht 12 mijë e 230 persona. Ndwrsa nw peridhen e pas lutws 21 qershor 1999 dhe 31 dhjetor 2000 janë vrarë 997 persona”, tha ai./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Burim Ramadani: Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin

Burim Ramadani: Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin

Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Zelensky nga Beogradi thotë se qëndrimi i Ukrainës për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar

Zelensky nga Beogradi thotë se qëndrimi i Ukrainës për pavarësinë e Kosovës mbetet i pandryshuar

Miftaraj ironizon Avni Deharin dhe Avni Zogun: Për servilitetin ndaj VV-së dhe Albinit paguhen nga taksat e qytetarëve

Miftaraj ironizon Avni Deharin dhe Avni Zogun: Për servilitetin ndaj VV-së dhe Albinit paguhen nga taksat e qytetarëve

Kurti tregon pse s’propozoi përsëri emër për kryetar Kuvendi

Kurti tregon pse s’propozoi përsëri emër për kryetar Kuvendi

Lushaku-Sadriu: Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe

Lushaku-Sadriu: Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe

Tahiri: Po abuzohet me Kuvendin, po cenohet Kushtetuta dhe po prodhohet krizë politike

Kurti kërkon sërish kohë shtesë për bisedime me partitë e tjera për presidentin

Kurti kërkon sërish kohë shtesë për bisedime me partitë e tjera për presidentin

Kadriaj gjuan me vezë drejt Kurtit, Dehari i ndërpret punimet e seancës

Kadriaj gjuan me vezë drejt Kurtit, Dehari i ndërpret punimet e seancës

Edhe pas gjysmë ore, nuk nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Edhe pas gjysmë ore, nuk nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Haradinaj: Kurti dhe Haxhiu ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues, jemi në një situatë të re dhe të rrezikshme

Haradinaj: Kurti dhe Haxhiu ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues, jemi në një situatë të re dhe të rrezikshme

Haxhiu: Kushdo që mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Haxhiu: Kushdo që mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media

Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media

Hamza: PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës

Hamza: PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës

Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie

Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet