Mike Vien dhe miku i tij, që ishin larguar nga një banesë ku qëndronin me qira në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, ia kanë dalë me vështirësi të shpëtojnë nga zona që po digjej.
Por, ata përjetuan eksperiencën e tmerrshme, pasi nuk mund të merrnin frymë lirshëm, shkaku i nxehtësisë së madhe, transmeton Telegrafi.
“Po vdesim, na duhet të ikim që këtu”, ka thënë Mike i zënë në panik, ndërsa qetësohej nga miku tij që po ngiste veturën.
Më poshtë mund të shihni përvojën e tyre, që për fat të mirë është përmbyllur me sukses, pasi kanë shpëtuar të pa lënduar. /Telegrafi/