
Tre zyrtar policorë kanë pësuar lëndime derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.
Kjo pasi që një veturë në lëvizje, në të cilën gjendeshin tre persona të panjohur i ka goditur zyrtarët, të cilët i kishin dhënë urdhër të dyshuarve për t’u ndalur me veturë.
Të dyshuarit, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, kanë shkaktuar aksident dhe e kanë braktisur veturën.
Gjatë kontrollit në veturën e braktisur janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.