ga Franca raportohet se për të zënë vendin e Chicharitos është pikërisht Kun Aguero në krye të axhendës së madrilenëve për merkaton e verës.
Meksikani Chicharito e ka bërë të qartë se nuk dëshiron të qëndrojë te Reali i Madridit për të ngrohur stolin, deklaratë kjo që ka nxitur Los Blancos të hidhen në ofensivë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm. Nga Franca raportohet se për të zënë vendin e Chicharitos është pikërisht Kun Aguero në krye të axhendës së madrilenëve për merkaton e verës. Sipas Le “10Sport”, veç meksikanit nuk përjashtohet edhe largimi i Karim Benzema, për të cilin një ofertë e mirë do të ishte e mirëpritur nga klubi mbretëror.
Transferimi i argjentinasit të Manchester City ka bekimin edhe të presidentit Perez, i cili për Agueron ka patur simpati që në kohën kur ai luante me rivalët e Atleticos. Gjithsesi transferimi i tij në Santiago Bernabeu nuk parashikohet i lehtë, pasi Manchester City këmbëngul te çmimi i fiksuar 70 milionë Euro. Përballë kësaj shifre, kupola madrilene heziton dhe do të vihej në lëvizje vetëm nëse nga Madridi do të largohej Bale ose Ronaldo, skenar që thuajse nuk ka asnjë shans të ndodhë. Megjithatë ekziston një fije shprese për ta parë Agueron me fanellën e Los Blancos. Vartësit e presidentit Perez mendojnë se Manchester City mund të tundohet nëse në tratativa do të përfshihet ndonjë lojtar tjetër jo i kalibrit të Bale apo Ronaldos.