IKD: Pushteti ekzekutiv po diskriminon gjykatësit dhe prokurorët kosovarë

25.01.2016 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
IKD: Pushteti ekzekutiv po diskriminon gjykatësit dhe prokurorët kosovarë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shprehu shqetësimin rreth lojërave të pushtetit ekzekutiv me pagesat e bartësve të funksioneve gjyqësore të pushtetit gjyqësor në Republikën e Kosovës.
KDI thekson se Qeveria e Republikës së Kosovës më 15 janar 2015 ka aprovuar kërkesën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për kompensimin e shtesave dhe stimulim financiar për 74 gjykatësit e Departamenteve të Krimeve të Rënda për vitin 2016, që kap shumën prej 279.720 euro.

Përmes këtij vendimi, secili gjykatës i këtij departamenti do të paguhet si kompensim me 300 euro shtesë.

“IKD fillimisht shpreh shqetësimin që kjo formë e kompensimit dhe stimulimit të gjykatësve bëhet në kundërshtim me dispozitat ligjore, duke vazhduar precedanin e mbrapshtë të krijuar me shtesat e prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Kjo praktikë krijon pasiguri juridike për gjykatësit dhe prokurorët për të ardhurat e tyre, duke ndërtuar standarde, përmes së cilave cenohet rëndë pavarësia e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, dhe përmes kësaj forme bëhet nënshtrimi i pushtetit gjyqësor karshi ekzekutivit duke parashtruar kërkesa dhe duke aprovuar ato në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në reagim.

Kërkesa e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Vendimi i Qeverisë së Kosovës, bien në kundërshtim me një mori të praktikave dhe standardeve ndërkombëtare që aplikohen drejtpërdrejtë në Kosovë.

“Cenimi apo shkelja e këtyre praktikave dhe standardeve nga Vendimi i Qeverisë, nënkupton shkelje të Kushtetutës dhe parimeve bazë për ruajtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor në Kosovë. Komisioni i Venecias ndan mendimin se pagat për gjykatës duhet të korrespondojnë më dinjitetin e profesionit të gjykatësit dhe se paga adekuate është e një rëndësie të veçantë për të mbrojtur gjykatësin nga ndikimi i jashtëm. Niveli i pagës duhet të vendoset në bazë të kushteve sociale, duke krahasuar nivelin e pagave të zyrtarëve më të lartë. Caktimi i pagës duhet të bazohet në një standard të përgjithshëm dhe të përcaktohet në kritere objektive dhe transparente, dhe assesi në performancën individuale të gjykatësit. Bonuset apo shtesat përfshin elemente të diskrecionit dhe duhet të përjashtohen”, thuhet më tej.

Sipas IKD-së, qëndrim pothuajse të njëjtë lidhur me pagat e gjykatësve mban edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara

IKD vlerëson se kompensimi dhe stimulimi i gjykatësve dhe prokurorëve, assesi nuk guxon të varet prej pushtetit ekzekutiv në formë të vendimeve ad hoc.

“Kjo formë krijon drejtpërdrejtë pasiguri juridike për pagat e gjykatësve dhe prokurorëve, ndikim dhe cenim të pavarësisë së tyre në ushtrimin e pavarur, të paanshëm dhe në mënyrë profesinale të funksionit të tyre të shenjtë”, thuhet në reagimin e këtij Instituti.

IKD rikujton se pagat dhe kompensimi i gjykatësve dhe prokurorëve janë kategori ligjore dhe për të njëjtat nuk mund të krijohen praktika të kundërligjshme nga pushteti ekzekutiv, ku rritja e të ardhurave të gjykatësve dhe prokurorëve, bazohet në vullnetin e ekzekutivit, përmes vendimeve ad hoc.

“IKD siç ka shprehur vazhdimisht përkrahjen për gjykatësit dhe prokurorët, kërkon që mbështetja e tyre financiare të rritet sa më shumë brenda mundësive të Buxhetit të Republikës së Kosovës, por kërkon që kjo të bëhet ekskluzivisht përmes ndryshimeve dhe plotësimeve ligjore dhe assesi përmes vendimeve ad-hoc të pushtetit ekzekutiv”.

Shqetësim tjetër në lidhje me vendimin e 15 janarit 2016 për shtesat e gjykatësve, është pabarazia që vendoset në mes të gjykatësve dhe prokurorëve të të njëjtit nivel, në këtë rast të Departamentit të Krimeve të Rënda.

“Në të gjitha vendet demokratike, shtetet që kanë krijuar legjislacionin që rregullon fushën e sistemit të drejtësisë, bazuar edhe në standardet ndërkombëtare, gjykatësit dhe prokurorët e të njëjtit nivel i trajtojnë në mënyrë të barabartë. Prandaj, IKD konsideron se përmes këtij vendimi selektiv, krijohet pabarazi dhe diskriminim i prokurorëve të Departamentit të Krimeve të Rënda, të cilët janë ekuivalent me gjykatësit e këtij departamenti”.

IKD ka shprehur shqetësim me këtë mendësi të pushtetit ekzekutiv, i cili ka ndërtuar këtë praktikë edhe në të kaluarën me krijimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në të cilën prokurorët special vazhdimisht janë trajtuar me privilegje më të mëdha edhe në të ardhura, por që në të njëjtën mënyrë nuk janë trajtuar gjykatësit e Departamentit të Krimeve të Rënda, të cilët kanë gjykuar dhe gjykojnë pikërisht çështjet që ngrihen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

”Në këtë rast, IKD vlerëson se do duhej të themelohej një Departament ose Gjykatë Speciale, e cila do të merrej me trajtimin e rasteve që ngrihen nga Prokuroria Speciale dhe përmes dispozitave ligjore, do duhej të trajtoheshin si të barabartë në të gjitha sferat prokurorët dhe gjykatësit në këto institucione”.

Duke vlerësuar këtë mënyrë të veprimit si lojë të pushtetit ekzekutiv dhe assesi si vullnet për të mbështetur sistemin gjyqësor dhe prokurorial, IKD konsideron se Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet urgjentisht të rishqyrtojë vendimin e saj të 15 janarit 2015 për këto shtesa për kompensim prej 300 euro për gjykatësit dhe vullnetin e saj për të mbështetur gjykatësit dhe prokurorët ta shpreh përmes ndryshimeve ligjore, që këto të ardhura të sistemohen në ligj dhe assesi të mbesin vetëm si vendim ad hoc, i cili vlen vetëm për vitin 2016.

IKD përfundimisht i bën thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës që të trajtojë seriozisht barazinë e pushtetit gjyqësor me vetën e tyre, njëjtë sikurse garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Erdogani u dhuroi liderëve të NATO-s pistoleta të personalizuara

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Haradinaj: Kosova të veprojë menjëherë që në samitin e ardhshëm të NATO-s të diskutohet kandidatura e saj për anëtarësim

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Nga 14 korriku, “Giveaway”-t hyjnë nën rregulla ligjore: kërkohet leje dhe pagesë e tatimit 18%

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Shefi i NATO-s thotë se komentet e Trump janë si ‘grindje familjare’

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

Haxhiu takohet me Spancen, diskutojnë për ndryshimet ligjore që synojnë forcimin e pavarësisë institucionale

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

S’ka fluks të madh të pritjeve të mërgimtarëve nëpër kufi

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Rreshteri që tregoi se vetura e Lushtakut s’e rrezikoi eskortën e Kurtit kthehet në punë

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Abazi: Kurti është në mision të shpërbërjes së Republikës së Kosovës

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Gërvalla: Forcimi i drejtësisë dhe besimit institucional, parakusht për një Kosovë më të fuqishme

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Kurti kthehet nga simpoziumi, merr pjesë në përvjetorin e KOSTT: Po hyjmë në një fazë të re të tranzicionit energjetik

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Erdogan iu kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet në industrinë e mbrojtjes

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Presidenti Begaj qëndron për dy ditë në Luginë të Preshevës, zbardhet agjenda

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Gjini: Ritmi aktual po na lë prapa rajonit, Kosova ka nevojë për reformim radikal të ekonomisë

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë

Erdogan në Samitin e NATO-s: Turqia kontribuon në misionet e Aleancës, përfshirë edhe në Kosovë