Lajmet

IKD: Drejtësia duhet të veprojë ndaj sulmeve, pa krijuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët

15.05.2026 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
IKD: Drejtësia duhet të veprojë ndaj sulmeve, pa krijuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shpreh shqetësim lidhur me zhvillimet e fundit dhe angazhimin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Skenderaj, në rrethana që kanë krijuar perceptim të ndërhyrjes politike dhe instrumentalizimit të policisë për interesa partiake apo politike, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët në Skenderaj dhe publiku në Kosovë.

Policia e Kosovës mbetet një ndër institucionet me të besueshme në Republikën e Kosovës. Ky besim dhe kjo mbështetje për Policinë e Kosovës nuk duhet të keqpërdoren dhe shfrytëzohen për interesa partiake dhe politike.

IKD thekson qartë se dënon çdo formë të dhunës fizike, nga kushdo që kryhet dhe ndaj kujtdo që drejtohet. Personat e dyshuar për sulmin në fjalë duhet të trajtohen nga organet kompetente dhe të mbahen përgjegjës sipas ligjit. Drejtësia në raste të tilla duhet të jetë efikase, efektive dhe e paanshme, përmes procedurave të rregullta policore dhe hetimore, siç ndodh në rrethana normale për raste të ngjashme, dhe jo përmes pamjeve të mobilizimit të njësive speciale që krijojnë shqetësim te qytetarët, tensionojnë situatën në terren dhe japin përshtypjen e përdorimit të forcës policore për menaxhim politik të një incidenti të veçantë.

Pavarësia profesionale dhe operative e Policisë së Kosovës përbën një ndër shtyllat kryesore të shtetit demokratik dhe sundimit të ligjit. Strukturat policore nuk mund dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të përdoren për demonstrim force politike, presion institucional apo menaxhim politik të një rasti të vetëm.  Kjo qasje dëmton seriozisht besimin e qytetarëve në institucionet e sigurisë dhe cenon parimet themelore të funksionimit demokratik të shtetit.

Në një shtet demokratik, Policia e Kosovës duhet të veprojë ekskluzivisht mbi bazën e ligjit, vlerësimeve profesionale të sigurisë dhe zinxhirit të pavarur komandues operacional, e jo mbi kalkulime të politikave ditore. Vendimmarrja për angazhimin e njësive speciale duhet të jetë proporcionale, e arsyetuar dhe e bazuar në vlerësim real të rrezikut për rendin dhe sigurinë publike.

IKD konsideron se arsyetimet publike për kontrolle rutinore të automjeteve vështirë të harmonizohen me perceptimin publik të krijuar nga mobilizimi i forcave speciale në një situatë me tension politik dhe pas raportimeve për përfshirje të zyrtarëve të lartë politikë në incident fizik. Pikërisht në situata të tilla, institucionet e sigurisë duhet të tregojnë kujdes maksimal për të ruajtur paanshmërinë institucionale dhe për të shmangur çdo veprim që mund të interpretohet si presion ndaj qytetarëve apo mbështetje indirekte ndaj interesave të pushtetit.

Ruajtja e pavarësisë operative të Policisë së Kosovës është thelbësore për funksionimin demokratik të shtetit dhe për garantimin e sigurisë së të gjithë qytetarëve pa dallim politik. Çdo devijim nga ky standard rrezikon të shndërrojë institucionet e sigurisë nga institucione të shtetit në instrumente të pushtetit politik, gjë që është e papranueshme në një demokraci funksionale. Veprimet e tilla rrezikojnë uljen e besimit të publikut në Policinë e Kosovës, e cila ka investuar konsiderueshëm në këtë pjesë.

Përgjegjësia dhe llogaridhënia janë bazament i sundimit të ligjit në një shoqëri demokratike, andaj presim nga Drejtori i Policisë së Kosovës të ofroj sqarime publike se mbi çfarë vlerësimi apo urdhri është mobilizuar policia e Kosovës dje në Skenderaj, cili ka qenë roli dhe qëllimi i dërgimit të forcave speciale në orët e vona, dhe cilat janë masat që do të merren në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

Krejt në fund, IKD e sheh si shqetësuese informimin institucional se z. Lushtaku nuk ka pranuar të intervistohet. Në lidhje me këtë çështje, ligji ka paraparë mekanizma adekuatë të bashkëpunimit dhe kjo çështje nuk duhet të varet nga vullneti i tij, por nga forca e ligjit, të cilin duhet ta vënë në funksion organet ligjore.

Përkundër kësaj, nga Komuna e Skenderajt kanë mohuar se z. Lushtaku ka marrë ftesë. Këtë çështje, si në procedurë ashtu edhe në komunikim me publikun, duhet ta qartësojnë institucionet kompetente.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit