Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Kuvendin e LDK-së ka folur edhe për kritikat që i janë drejtuar pas 28 dhjetorit dhe kërkesat nga anëtarët të LDK-së për dorëheqje.
Abdixhiku në adresimin e tij duket se i është përgjigjur Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit, të cilët kërkuan dorëheqjen e tij.
“Dorëheqja më është kërkuar kur i kemi rritur 70 mijë vota e lëre më tash.Por kishte një evoluim të çuditshëm dhe jokonsistent në këtë kërkesë. Fillimisht, nuk u mjaftonte paralajmërimi për dorëheqje të ofruar në Kuvend, u artikulua kërkesa për dorëheqje të parevokueshme. Ik, lësho vend, mu tha.Më pas, ajo kërkesë u shndërrua në ultimatum. Po nuk u dha dorëheqja juaj, do të japim ne. Disa dhe dhanë, ndonëse e tëra çfarë kërkonim, unë dhe bashkëpunëtorët tanë, ishte trajtimi i brendshëm i secilës çështje që kishim. Këtu pra. Në këtë Kuvend. Dhe në fund, pas ultimatumit dhe natyrisht mospranimit të tij, u shpall ideja se akti i dorëheqjes qenka tashmë i kryer dhe Kuvendi i LDK-së s’ka çfarë të vendosë.Merreni me mend. Kuvendi i LDK-së nuk mund të vendosë më! E kush pra?”, ka deklaruar Abdixhiku.

















