Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi ka pritur në një takim pune Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi.Në këtë takim Kryetari Idrizi dhe Drejtori Ibrahimi kanë biseduar për aktualitetet dhe preokupimet e pushtetit lokal dhe iniciativave ligjore në nivelin qendror të cilat kanë të bëjnë me nivelin lokal.
Drejtori Ibrahimi njoftoi Kryetarin Idrizi për projekt ligjet që janë duke u hartuar si Projektligji për Financat e Pushtetit Lokal, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Pagat.
Kontratat Kolektive edhe problemet që kanë Komunat e Kosovës me to ishte njëra ndër temat e rëndësishme e cila u diskutua gjatë këtij takimi në mes të Kryetarit Idrizi dhe Drejtorit Ibrahimi.Poashtu në këtë takim është biseduar edhe për çështjet që kanë të bëjnë me ligjin për zgjedhjet lokale.