”Idiot”, “Mos rrej”, “mshele”, shprehje në seancën gjyqësore Kamishi – VV (Video)

E publikuar: 02/03/2016 19:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Herët në mëngjes, Policia e Kosovës ka zbatuar një urdhër arrest për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Ai është sjellë me detyrim në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku bashkë me Rexhep Selimin e Besart Bujupin, është i akuzuar për lëndim të lehtë trupor, raporton KTV.

Pala e dëmtuar është kundërshtari i tyre në Kuvend, deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, i cili pretendon se u rrah nga deputetët e Vetëvendosjes në qershor të 201.

Rasti ka ndodhur pasi fillimisht deputetët e Vetëvendosjes ishin përplasur me deputetin e PDK’së, Latif Gashi.

Haxhiu e ka vlerësuar incidentin ndaj tij si tentim vrasje, ani pse sipas raportit mjekësor, ka vetëm lëndime të lehta trupore.

Akuzat janë mohuar nga deputetët e Vetëvendosjes, të cilët kanë thënë se kjo është akuzë politike.

Në këtë seancë kanë dëshmuar tre policë, pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit në kohën e incidentit. Përplasjet mes deputetëve nuk kanë munguar gjatë tërë seancës. ”Idiot”, “Mos rrej” dhe “mshele”, kanë qenë disa nga shprehjet, me të cilat ata i janë drejtuar njëri-tjetrit.

Kur Haxhiu ka kërkuar që kjo deklaratë e Visar Ymerit të futet në procesverbal, situata është komplikuar. /Express/

http://www.dailymotion.com/video/x3vf5x5_rasti-i-rrahjes-se-deputeteve_news