Zbulimi vjen nga Instituti gjerman Max Planck në Lipcia dhe mund të shërbejë për parandalimin e një patologjie qe kohet e fundit është përhapur se tepërmi
Përgjithësisht, të gjitha gratë pas lindjes pësojnë ndryshime që lidhen edhe me gjendjen e tyre të humorit.
Kjo fazë në jetën e një gruaje quhet ndryshe edhe “Baby Blues” dhe lidhet kryesisht me uljen e nivelit të hormoneve estrogjene ne organizëm. Por ka edhe shume raste te tjera, kur këto fenomene nuk lidhen vetëm me fazën e sipërcituar, por paraqesin simptoma të qarta të depresionit.
Sipas këtij studimi, përgjegjëse për këtë patolologji është një enzime, e cila quhet Monoammina ossidasi A, e cila në trurin e nenave që paraqesin simptoma depresioni arrin nivele të larta.
Është përcaktuar që pasoje e kësaj enzime është ndarja e dy neurotransmetues që përcaktojnë gjendjen e mirë të organizmit, përkatësisht serotonina dhe dopamina.