Britania vazhdon të përballet me të ftohtin dhe temperaturat e ulëta, ku shumica e qyteteve janë mbuluar nga akulli dhe bora.
Dhe derisa temperaturat po shkojnë deri në minus 13, qytetarët e këtij vendi “kanë mësuar” metoda të pazakontë që t’i rezistojnë të ftohtit, transmeton Telegrafi.
Fotogaleria e publikuar më poshtë tregon shembujt më të mirë se si duhet vepruar në rast se përballemi me temperatura të ulëta, madje disa prej tyre në shikim të parë duke shumë qesharake, por duke marrë parasysh rrethanat ato ua shpëtojnë jetën.
Në një fotografi shihet edhe zgjidhja për ata që kanë të ftohtë kur shkojnë në tualet, dhe preferojnë të qëndrojnë gjatë duke lexuar ndonjë revistë apo në telefona të menqur.
Ata kanë mbuluar guaskën me çorape që kur të ulen të mos e ndjejnë të ftohtin në këmbë. Ide brilante apo jo? / Telegrafi/