Ministri Meksikan i Financave dhe Banka Qendrore e këtij vendi paralajmëroi ditën e Mërkure se monedhat kriptografike janë investime me rrezik dhe se programet për ngritjen e fondeve siç Oferta Fillestare të Monedhave (ICO) janë në kundërshti me ligjet financiare vendase.
Pavarësisht rritjes së popullaritetit të monedhave si bitcoin, autoritetet thanë se ajo nuk njihet zyrtarisht në formë ligjshme për kryerjen e pagesave.
Deri më sot nuk ka pasur një ndalim të ICO-ve në Meksikë. Por sipas autoriteteve disa ICO mund të shkelin ligjin dhe kështu rrezikojnë të bëhen pjesë e krimeve financiare.
Në qëndrimin e rregullatorëve Meksikanë thuhej se monedhat virtuale kanë treguar luhatje të shumta dhe janë subjekt spekulimesh.
Me rritjen e vlerës bitcoin është rritur edhe popullaritetit dhe si rezultat rrjetet kanë pasur probleme në ditët e fundit duke shtuar shqetësimet për qëndrueshmërinë e këtyre platformave.
Coinbase, një prej bursave më të mëdha në botë të monedhave kriptografike, ditën e Marte doli nga funksioni si rezultat i trafikut të lartë ndërsa Bitfinex ndaloi operacionet pas sulmeve DDoS. /PCWorld Albanian