Icardi shënon gol të bukur, Interi dyfishon epërsinë (Video)

E publikuar: 24/10/2017 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi e ka shtuar epërsinë në 2-0 përballë Sampdorias.

Ishte nj harkim në zonë i devijuar nga mbrojtja që shkoi në këmbët e Icardi, i cili me të parën gjuajti bukur për të shënuar për 2-0.

Ky ishte goli i 10-të i Icardit në po aq ndeshje.

Golin e parë për Interin e shënoi mbrojtësi Skriniar.

Interi me këtë fitore do t’i barazonte pikët me Napolin, së paku deri nesër. /Telegrafi/