Mauro Icardi ka thënë se kualifikimi i Interit në Ligën e Kampionëve ishte i merituar, teksa ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke shtuar se do të shohin se çfarë është më e mira për klubin.
Nerazzurrët fituan takimin e fundit të kampionatit ndaj Lazios me rezultat 2-3 dhe kështu siguruar kualifikimin për në Ligën e Kampionëve, kualifikim i cili sipas Icardit ishte i merituar pasi skuadra ka treguar karakter.
“Lazio luajti mirë, por kemi treguar forcë dhe dëshirë për ta kthyer rezultatin. Ne e bëmë atë”, ka thënë fillimisht Icardi për Mediaset Premium pas ndeshjes.
“Ky ishte qëllimi jonë. Arritja në fund. Ekipi ishte në gjendje të mirë, loja nuk po shkonte në rrugën e duhur, por ne treguam forcë për ta rikthyer atë në rrugë të mbarë”.
Festa e lojtarëve të Interit pas fitores (Getty Images)
“Ia kushtoj këtë shokëve të mi, sepse ne të gjithë kemi besuar në objektivin tonë, nga lojtarët tek stafi e kit dhe gjithë punëtorët në klub”.
“Ky është një shpërblim për të gjithë ne dhe punën tonë të madhe, sepse e merituam”.
Gëzim i madh pas arritjes së kualifikimit në Ligën e Kampionëve (Getty Images)
“Ne do të flasim me klubin dhe do të bëjmë atë që është më e mira për Interin. Qëllimi ishte Liga e Kampionëve, atë e arritëm dhe do të shkojmë atje”.
“Ne do të kemi më shumë opsione në tregun e transferimeve tani dhe klubi do të përpiqet të bëjë diçka”.
“Vitin e kaluar, ata bënë gjithçka që mundën dhe përmirësuan skuadrën”, përfundoi kapiteni i Interit. /Telegrafi/

















