Mauri Icardi dëshiron të qëndrojë në Inter.
Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet dhe dëshiron të qëndrojë në Giusseppe Meazza.
Ai tha se ka kontratë me Interin deri në vitin 2019 dhe është shumë i lumtur.
“Kam kontratë me Interin deri në vitin 2019 dhe janë edhe disa vite deri atëherë. Absolutisht do të qëndroj në Inter”, tha Icardi për mediat italiane.
“A do të bëhem Zanetti i ri? DO të qëndrojë edhe për shumë vite. Jam i lumtur këtu dhe se ma shumë që qëndroj do të jem edhe më i lumtur”.