Mourinho dhe Manchester United kanë ngritur trofeun e parë sezonal, duke fituar superkupën e Anglisë, falë prekjes së Ibrakadabrës. Suedezi firmosi golin e fitoren e 2-1 ndaj formacionit kampion të Ranierit.
Ekuilibrat e rezultatit të takimit të luajtur në Wembley u prishën në minutën e 32’ kur Lingard shënoi golin e parë të takimit me një aksion individual, duke penetruar në të gjithë repartin difensiv të Leicester.
Me fillimin e pjesës së dytë skuadra kampione në fuqi bëri një paraqitje më të mirë dhe në minutën e 52’ lideri i sezonit të shkuar Wardy shënoi golin e barazimit.
Mourinho ka magjistarin Ibra në formacion dhe ai nuk zhgënjen kurrë. Një preje me kokë në limitin e jashtë lojës mposhti portierin Schmeichel dhe Manchester United është fitues i Superkupës.