Zlatan Ibrahimovic turbullon mendjet e tifozëve të Milanit. Në përfundimit të Superkupës së Francës mes PSG dhe Lyonit, e zhvilluar në Montreal të Kanadasë, ku parizienët triumfuan 2-0, 33-vjecari mësohet të jetë shprehur se ishte ndeshja e tij e fundit me kampionët e Francës dhe se javën në vazhdim do të merrte një vendim shumë të rëndësishëm. Por cili do të jetë destinacioni i ri i Zlatan, Milano apo Stambolli?
Në fakt mediat franceze nuk u kanë kushtuar rëndësi këtyre zërave, pasi i konsiderojnë një spekullim, ndërsa vetë trajneri i PSG, Laurent Blanc është shprehur i shqetësuar pas ndeshjes për gjendjen fizike të gjigantit suedez, i cili ka pësuar një dëmtim në gju dhe është në dyshim për ndeshjen hapëse të kampionatit ndaj Lille, që do të thotë se Ibra është në planet e trajnerit për sezonin e ardhshëm.
Gjithsesi, të Milani po vëzhgojnë me kujdes cdo lëvizje të sulmuesit, me shpresën se mund të rikthehet në San Siro. Për Zlatan kanë shfaqur interes konkret edhe dy klubet e Stambollit, Galatasaray dhe Fenerbahce, që janë gati ta mbulojnë me ar gjigantin suedez, por në kampin kuqezi bezojnë se sulmuesi do të bëjë një zgjedhje zemre.