Analisti politik Ilir Ibrahimi, ka thënë se t’i kërkosh Kurtit që ta pranojë asociacionin, është si t’i kërkosh që t’ia ndërrojë emrin e Vetëvendosjes.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “Zajednica nuk kalon” është slogani mbi të cilin VV ka ndërtuar kauzë politike dhe definohet nga ky slogan.
Ai ka thënë se nëse asociacioni kalon, atëherë duhet të mendohet një emër i ri për VV-në.
Postimi i tij i plotë:
T’i kërkosh Albin Kurtit sot ta pranojë “Zajednicën” është sikur t’i kërkosh atij të ja ndërrojë emrin Vetëvendosjes.
“Zajednica nuk kalon” është slogani mbi të cilin ky subjekt e ka ndërtuar një kauzë politike e cila kontribuoi në arritjen e rezultatit të pashembullt zgjedhor.
Prandaj “Zajednica nuk kalon” është ajo që e definon këtë subjekt.
E nëse kalon, atëherë ndoshta duhet filluar të mendohet për një emër të ri të subjektit politik.P.S. personalisht mendoj se Asociacioni është një kancer në funksionimin e shtetit të Kosovës.