Sulmuesi i PSG-së, Zlatan Ibrahimovic, është lidhur edhe më një kalim te Napoli. Suedezi nuk ka rinovuar kontratën me sheikët, ndërsa kërkohet nga shumë skuadra në Evropë. “Ai nuk do të shkojë te Milani, por nëse kthehet në Itali atij do t’i pëlqente të luante në Napoli”, ka thënë gazetari suedez Jennifer Wegerup. Sipas gazetarit atij i pëlqen vendi dhe tifozët e kësaj skuadre dhe për këtë do të pranonte të luante atje. Edhe sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne, ka thënë se Ibra është i madh, por skuadra e tij ka aktualisht Gonzalo Higuainin dhe mendojnë ta mbajnë atë.
Ibra e dëshiron Napolin
Sqarim:
Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com




























