Ibra: Do t’i mposhtim të gjithë

E publikuar: 10/03/2016 08:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sulmuesi i PSG’së, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se ata nuk mund të ndalen dhe se do të japin gjithçka për të fituar Ligën e Kampionëve.

Ibra shënoi golin e dytë dhe të fitores kundër Chelseat, duke ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ne nuk mund të ndalemi. Ne do të vazhdojmë të japim më të mirën tonë dhe të tentojmë të fitojmë krejt këtë garë”, tha Ibra pas ndeshjes.