Ibra, Bale e Ronaldo, yjet që rrezikojnë eliminimin

E publikuar: 19/06/2016 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Faza e Grupeve të Euro 2016 mund të lërë jashtë turneut disa yje të futbollit europian, pasi fati i skuadrave të tyre do të përcaktohet në ndeshjen e fundit. Portugalia e Cristiano Ronaldos është pa dyshim ekipi që ka zhgënjyer më shumë. Vetëm dy pikë në dy ndeshjet e para me Islandën dhe Austrinë, janë pak për pëfaqësuesen luzitane, që për të prerë një biletë në fazën e 1\8 – ave do t’i duhet të fitojë në takimin e fundit me Hungarinë. Nëse Ronaldo do ta kishte shndërruar në gol 11-metërshin e fituar po vetë nga Austrisë, sot nuk do të rrezikonte të eliminohej që në këtë fazë.

Në fije të perit është edhe Suedia e Zllatan Ibrahimovic. Vetëm një pikë ndaj Irlandës, e siguruar në ndeshjen e parë, e detyron përfaqësuesen nordike të kërkojë maksimumin ndaj Belgjikës së talenteve. Pa emra të rëndësishën në përbërje, i mbetet Ibras të marrë përsipër fatin e skuadrës, nëse nuk dëshiron të shkojë para kohe në shtëpi. Një pikë nuk mjafton për të vijuar më tej, ndaj kërkohet një mrekulli nga sulmuesi veteran që të mos largohet para kohe nga turneu.

Ylli i tretë që rrezikon seriozisht ta mbyllë me vetëm tre ndeshje Europianin është Gareth Bale. Uellsi i tij duhet patjetër të shmangë humbjen me Rusinë, për t’iu gëzuar një kualifikimi historik që në debutim. Përfaqësuesja ruse është në krizë të plotë, por për të ruajtur nderin, mund të japë gjithcka në fushë ndaj Uellsit.

Nga tre yjet e përmendur, më i rrezikuari është Zllatan Ibrahimvociv, për të cilin Euro 2016 mund të jetë turneu u fundit ku merr pjesë./supersport.al/