Ibishi: Vendosja e amerikanëve në Shqipëri ofron stabilitet të sigurisë (VIDEO)

E publikuar: 07/01/2022 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komanda e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë njoftoi se në Shqipëri do të ngrihet një shtab pararojë.

Sipas ekspertit të sigurisë, Nuredin Ibishi, një gjë e tillë do të ngritë stabilitetin e sigurisë nga kërcënimet dhe rreziqet që po ndodhin.

Ibishi tha se kjo është një mbështetje e madhe për Kosovën.

Komanda e Operacioneve Speciale zyrën e vetme e ka në Shtutgart të Gjermanisë dhe detyra e saj është që të planifikojë operacione speciale të forcave ushtarake amerikane dhe të dërgojë e verifikojë nëse ato po arrijnë objektivat e vendosura.

Kronikë e zgjeruar nga Mergime Taraku.