Ia vjedh 4200 euro nga çanta një gruaje, arrestohet një person në Prishtinë

E publikuar: 27/08/2020 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka vjedhur 4200 euro para të gatshme, nga çanta e një gruaje në lagjen ‘Veternik’ në Prishtinë.

Paratë i janë kthyer viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.