Ia preki pak prapanicën: Kështu e priti presidenti gjerman homologen kroate (Foto)

E publikuar: 18/03/2015 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kolinda Grabar-Kitaroviq ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani. Me këtë rast, presidentja kroate u prit me nderime shtetërore në selinë e presidentit të Gjermanisë dhe pastaj u takua edhe me kancelaren Angela Merkel.
Atë në Berlin e priti presidenti gjerman, Joachim Gauck. Takimi u veçua me një ‘shtrëngim’ të veçantë të duarve të dy presidentëve, transmeton Telegrafi.

Gjersa presidentja kroate zgjati dorën formalisht, Gauck ishte shumë i dashur me homologen e tij kroate. E përqafoi butësisht, madje edhe përkëdheli paksa në prapanicë.

Përndryshe, Grabar-Kitaroviq u prit me nderime të larta shtetërore. E para e shtetit kroat më pas u takua edhe me kancelaren Merkel, zyra e të cilës njoftoi se ato kanë zhvilluar një bisedë rreth marrëdhënieve dypalëshe, çështjet që lidhen me Bashkimin Evropian, si dhe zhvillimet e fundit në Evropën Juglindore.
gauck2