Ia gjejnë pistoletën në veturë, rrejshëm i prezantohet policisë si pjesëtar i FSK-së

E publikuar: 13/12/2025 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person i është prezantuar Policisë së Kosovës si pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Policia njofton se rasti ndodhi të premten në fshatin Mazgit të Obiliqit teksa njësitet policore e kishin ndalur automjetin për kontroll e ku kishin gjetur një pistoletë me tetë copë fishekë.

Mirëpo policia ka verifikuar se ai ka deklaruar rrejshëm dhe nuk ka qenë pjesëtar i FSK-së.

“Fsh. Mazgit, Obiliq 12.12.2025 –18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte ndaluar nga njësiti policor dhe gjatë kontrollit i kanë gjete dhe konfiskuar një pistoletë me tetë copë fishekë. I dyshuari ishte prezantuar si person zyrtar- pjesëtarë i FSK-së, por është verifikuar dhe ka rezultuar se i njëjti nuk është pjesëtarë i FSK-së. I njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.