Ia çuan ligjin për pagën minimale në Kushtetuese, ministri Murati: Pse vallë kanë kaq shumë urrejtje?!

E publikuar: 21/07/2023 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pasi AAK-ja e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese ligjin për pagën minimale, e si rezultat i kësaj ankese, presdientja e Kosovës, Vjosa Osmani, s’do ta dekretojë të njejtin ligj derisa të vendos Gjykata.

Murati ka thënë se ata që kanë lënë një dekadë pagën minimale në 130 e 170 euro, sot e kanë dërguar ligjin në Kushtetuese.

Ministri i Financave thotë se përveç që s’e kanë rritur, edhe tash kur po e bën një gjë të tillë Qeveria, të njejtit me çdo kusht po e bllokojnë.

Reagimi i plotë:

80,985 persona paguhen më pak se 264 euro në muaj.

Janë punëtorët e mirëmbajtjes, sigurimit fizik, arkëtarë, ndërtimtarë e shumë të tjerë që me padurim presin rritjen e pagës minimale.

Por, ata që për më shumë se një dekadë e lanë pagën minimale në 130/170 euro, sot e paskan dërguar në Gjykatë Kushtetuese Ligjin për Pagën Minimale, për ta kundërshtuar rritjen që ka propozuar Qeveria Kurti.

Pra lëre që ata vetë nuk e rritën pagën minimale sa ishin në pushtet, por tash kur ne e rritëm, po tentojnë që me çdo kusht ta bllokojnë.

Pse vallë kanë kaq shumë urrejtje?!