I zënë pritë pranë banesës, e ekzekutojnë me 4 plumba pistolete

E publikuar: 20/01/2016 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 45-vjeçar është vrarë mbrëmë në darkë me armë zjarri, teksa kthehej në shtëpi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshëm në Krujë, por lajmi u mësua vetëm mëngjesin e sotëm.

Policia njofton se shtetasi Fatmir Pula 45 vjeç, u gjet i vrare me arme zjarri në fshatin Zezë, Krujë, në rrugë.

Ai ka qenë në këmbë, duke u kthyer në shtëpinë e tij, kur persona ende të paidentifikuar, që duket e kishin ndjekur që më parë e kanë qëlluar me armë.

Fillimisht u tha se ishte qëlluar me automatik, por nga këqyrja e trupit policia njofton se ai ka marrë 4 plumba pistolete. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse viktima ka pasur ndonjë konflikt, por mësohet se vëllai i tij është polic në Krujë. /Panorama/