I vjen radha të shënojë edhe Benatias (Video)

E publikuar: 27/11/2017 05:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi ia ka shënuar edhe golin e tretë Crotones para tifozëve në Torino.

Bianconerët tashmë e kanë siguruar fitoren në këtë takim.

Mehdi Benatia priti një top të kthyer dhe e futi në rrjetë (71’).

Mario Mandzukic dhe Mattia De Sciglio janë dy golashënuesit tjerë në këtë sfidë.

Pas xhiros së 14-të, Juventusi do ta ruajë vendin e tretë në tabelë, me katër pikë më pak se Napoli dhe dy më pak se Interi. /Telegrafi/