I vihet zjarri një xhamie në Kanada

16.11.2015 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
I vihet zjarri një xhamie në Kanada

Ministrja kanadeze për Institucione Demokratike, Maryam Moncef dënoi sulmin duke thënë se kjo është një mundësi që të gjithë kanadezët të tregojnë unitet

Policia kanadeze njoftoi se sulmues të panjohur i vunë zjarrin një xhamie në Toronto dhe se me atë rast është shkaktuar dëm i madh material në objektin fetar.

Zjarri ka ndodhur në xhaminë Masjid Al Salaam në rajonin Peterborough-Kawartha natën mes të shtunës dhe të dielës, ndërsa pas hetimeve të inspektorëve kompetentë është vërtetuar se bëhet fjalë për zjarrvënie.

Kryetari i Shoqatës së myslimanëve në Kawartha, Kenzu Abdella tha se zjarri ka shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 80 mijë dollarëve kanadezë.

Abdella tha se xhamia është ndërtuar në vitin 1994 dhe më parë ka qenë e sulmuar vetëm një herë, pas sulmeve terroriste në Nju Jork më 11 shtator 2001.

“Komuniteti ynë mysliman është duke punuar ngushtë me të gjitha autoritetet lokale dhe sektorin joqeveritar. Ne nuk kemi asnjë problem me askënd në rajon, por përkundrazi, me të gjithë kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Kjo është xhamia e vetme në këtë vend. Ky është thjesht një sulm i urrejtjes”, tha Abdella, raporton Anadolu Agency (AA).

Abdella shtoi se katolikët kanadezë në meshat e djeshme në kisha mblodhën 1.440 dollarë kanadezë dhe i dhuruan ato për rindërtimin e xhamisë së djegur.

Ministrja kanadeze për Institucione Demokratike, Maryam Moncef dënoi sulmin duke thënë se kjo është një mundësi që të gjithë kanadezët të tregojnë unitet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve