Marrëdhënia në çift shpesh shoqërohet edhe me xhelozi. Janë një sërë shkaqesh që bëjnë që ndonjëherë të mos i besosh partnerit. Kjo si duket ka ndodhur edhe me një grua shkodrane.
Një 38-vjeçare kishte vendosur fshehurazi një pajisje gjurmuese në makinën e bashkëshortit. Për këtë, gruaja pritet të hetohet nga Policia e Shkodrës.
GPS u gjet në mjetin e partnerit të shtetases me iniciale O.H.. Gruaja është vënë nën hetim, teksa Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.