I tmerrshmi Kudusi Lame: Le të tregojë Bujar Bukoshi ku i çoi 54 milionë dollarët! Xhavit Halitin e njihja për Zot! (Video)

E publikuar: 25/02/2016 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo


Rrëfimi i Kudusi Lames, gjeneralit të ushtrisë së Shqipërisë për qarkun e veriut, zbulon disa poshtërsi të tjera të luftës, natyrisht duke u përpjekur që t’ua hedh fajin të tjerëve, i cili pohonte veç tjerash se akuzohej për fshehjen e armatimit në vlerë prej 54 milionë dollarësh të blerë nga institucionet e Kosovës.
Por, ajo që është shokuese ka të bëjë me faktin se roli i “Zekës” siç e quan edhe ai Xhavit Halitin, ishte jashtëzakonshëm i fuqishëm, aq sa Kudusi Lame, ushtarak i lartë i Shqipërisë i raportonte, i jepte llogari Xhavit Halitit, dhe jo autoriteteve shtetërore.
Pra, Zeka ishte perëndia, njeriu më i fuqishëm se vet shteti shqiptar në atë kohë.
“E njifsha për Zot mas Zotit, Xhavit Halitin, të më ekzekutontë kur të dontë me dorë të tija, se ai ishte përnime komandant lufte, prandaj ishte në atë detyrë.
Nuk mund të kalojë kjo punë me vetëm një keqkuptim. O të gjejnë 54 milionë dollarët o të shkojë në birucë, që janë blerë armë dhe gjëra tjera, ku shkuan kush I mori. Ishte një keqkuptim më thanë kur shkova të sqarohesha në Tiranë edhe me Halil Bicën”, thotë Kudusi Lame.
“Shokët të më akuzonin mua, shokët të më dënonin e tradhtonin mua”, thotë Lama në intervisten në emisionin Pa rrotlla.
“A e ke Bujar Bukoshin zëvendëskryeministër ja ku është shkoni pyetni”, thoshte Lama. /Shqiptari.eu