Ajo ushtron profesionin e saj në një kompani të njohur atje dhe duket se ka krijuar një lloj stabiliteti.
Ish-banorja e BigBrother e ftuar në “Top Show Magazine” është pyetur nëse ka vajza shqiptare që punojnë eskortë në Dubai dhe Bertina është përgjigjur se si në Shqipëri, edhe në Dubai ka vajza eskortë.
Madje shpesh është përfolur se dhe ajo vetë punon eskortë. E pyetur nga Albana Osmani, ajo jep përgjigjen epike: ”Bertina është një inxhiniere dhe nuk do të ndërrojë, faleminderit”.
Gjithashtu ajo është shprehur e revoltuar se e kanë martur në media disa herë me sheikë.
“Kam harruar të sjell unazën sot se më kanë martuar kushedi se sa herë me sheik. Sa mirë do ishte, por unë jam zog i natyrës, jo zog i kafazit”.-është shprehur ish banorja e Big Brother. ./Gazeta Express/



















