I shpëtoi 2 herë shkarkimit, Ilir Meta nga presidenca në Konventën e LSI, Kryemadhi i “liron” karrigen

E publikuar: 24/07/2022 16:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ilir Meta mbyll sot mandatin 5 vjeçar si president i Shqipërisë për t’u rikthyer aktiv në krye të LSI, partisë që ai e krijoi.

Pasi t’i dorëzojë stafetën pasardhësittë tij Bajram Begaj, Meta do të kthehet aktiv në politikën shqiptare, madje duke mos bërë asnjë ditë pushim. Të hënën në orën 19:00 do t’u drejtohet anëtarëve të LSI, në punime e Konventës së Partisë që vetë ka rithemeluar.

Ka qenë vetë Meta ai i cili përmes deklaratave të bëra ditëve të fundit ka treguar se do të kthehet në bazë si opozitar.

Disa orë para dorëzimit të detyrës, Meta ka shkëmbyerkomente me ndjekësit. Në një prej tyre shkruan se beteja të forta e presin përpara ndërsa ka paralajmëruar se nesër nis një agim i ri, që sipas tij do të rikthejë demokracinë dhe llogaridhënien në vend.

“Beteja të forta kemi përpara. Por a mund të arrish në maja pa bërë edhe pak malore? Malet tona më të larta! Një agim i ri nis nesër që do të rikthejë demokracinë dhe Llogaridhënien”, ka shkruar presidenti Meta.

“E ndjeja përkrahjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm. Mirënjohje në veçanti për popullin e 2 Marsit për ndërgjegjen e lartë patriotike që tregoi”, shkroi Meta.

Shumë është aluduar për të ardhmen e presidentit pas ditës së sotme. Madje edhe kryetarja e LSI MonikaKryemadhi ia ka liruar karrigen presidentit.

Pyetje: Më 24 korrik Ilir Meta përfundon mandatin ne Presidencë. Më 25 korrik LSI ka thirrur konventën e saj, a do ia lini stafetën e drejtimit pa garë apo do i kërkonit të dalë përballë jush?

Monika Kryemadhi: “Marrëdhënia ime me Ilir Metën i ka kaluar 30 vjet kështu që nuk është ndonjë garë e madhe mes nesh për këtë çështje.

Historia e LSI do vijojë pavarësisht se ndihem gjithnjë e më shumë fajtore për shkak të djegies së mandateve, bojkotit të zgjedhjeve lokale se sa më shumë hetojmë dosjen e inceneratorëve aq më shumë kuptoj që janë dhe shumë para të paguara te PD e Lulzim Bashës dhe kuptoj si kompanitë e inceneratorëve e koncensionare, që fitonin tenderat e rrugëve, kanë qenë sponsorizuesit kryesorë të aksionit opozitar për ta dështuar të gjithë aksionin në funksion të qytetarëve. Vizionin që kishte Ilir Meta për këto gabime vdekjeprurëse të opozitës në 2019 më bëjnë mua përgjegjëse për të vijuar aq mundësi sa kam këtë skemë inceneratori që sot nga inceneratorët kemi dalë tek pastrimi i parave. 25 korriku do jetë një nga datat e shumta që ka në historikun e saj LSI për t’u bashkuar e krijuar një strategji afatgjatë të opozitarizmit për të kthyer normalitetin, llogaridhënien. 25 korriku do jetë etapë e re që formalizon skenën politike për krijimin e mundësive. Kryetarja e LSI tha se aksioni opozitar do të nisë më 25 korrik, vetëm një ditë pas Ilir Meta të dorëzojë detyrën si President i Republikës”, tha Kryemadhi në një konferencë për shtyp disa ditë më parë.

Megjithëse jo në krye të LSI, gjatë këtyre 5 viteve është konsideruar si një president opozitar për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur.

Konflikti institucional mes Prsidentit dhe Kryeministrit nisi me 4 vite më parë kur Kreu i Shtetit doli kundër me dekret kundër prishjes së Teatrit Kombëtar. Një tjetër përplasje ishte Refuzimi i Metës ndaj emërimit të ministrave të brendshëm Sandër Lleshaj në 2018 dhe Gent Cakaj në 2019. Zhdekretimi i datës së zgjedhjeve vendore, vendim për të cilin PS nisin një nisëm për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Meta i shpëtoi 2 herë shkarkimit të tij. Iniciativa e dytë e maxhorancës u ndërmor pas zgjedhjeve parlamentare të 2021 ku Meta doli hapur me thirrje dhe mesazhe kundër maxhorancës. Retorika e tij, përmes të cilës kërcënonte se nuk do të lejonte prekjen e votës së lirë, prodhoi edhe konfrontim fizik në zyrat e një partie politike, FRD në 12 mars të 2021. Kjo periudhë shënoi edhe krisjen më të thellë me ndërkombëtarët, veçanërisht me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Krahasuar me paraardhësit në krye të shtetit, Presidenca e Ilir Metës do të mbahet mend edhe për dhënien e një numri shumë të lartë të dekoratave.

/Gazeta Express