Një person i moshës 26 vjeçar sot pasdite ka terrorizuar qytetarët afër stadiumit të qytetit në Prishtinë, duke shtënë me pushkë gjuetie.
Burime të Indeksonline thonë se personi në fjalë në momentin e duhur është kapur nga policia duke parandaluar tragjedinë e mundshme.
“Në momentin e parë që ka shtënë ai është bllokuar nga policia dhe i është larguar arma që besohet se është e gjuetie. Personi mendohet se ka probleme mentale dhe është i njohur për policinë edhe për sulme ndaj familjes së tij”, kanë thënë këto burime.
Personi është D. Neziri, 26 vjeçar. /Indeksonline/