Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili është liruar sonte ka treguar se çfarë u kërkoi policëve të cilët e arrestuan.
Tha se ai u arrestua pa fletë-arrest.
“Ky është arrestim i policisë me maska me njësite të intervenimit të shpejtë”, tha Molliqaj në T7.
“Unë kam qenë i bindur se ai arrestim është i paligjshëm duke e njohur mjaftueshëm procedurën e Kodit Penal për këtë çështje”, tha Molliqaj.
‘Sapo kam zbritur nga vetura, unë kam thënë a keni dokument që po më arrestoni’, shpjegon ai.
‘Me një moment policia është ndal pas disa sekondash, nuk e di sa, ndoshta 30, policia më ka thënë se ‘nuk kemi dokument për arrestim” por hajde se je i arrestuar. Ajo ka qenë kërkesa ime kryesore”, theksoi ai.

















