Ky djalosh i ka dhuruar të fejuarës së tij surprizën më të bukur të jetës, duke i bërë një propozim për martesë që e kishte përsëritur çdo ditë në mënyrë të fshehtë për 365 ditë të vitit, duke regjistruar çdo ditë pyetjen e lodhshme “Dëshiron të martohesh me mua?”.
Siç ka raportuar dhe DailyMail, krijuesi i videos është Dean Smith, dhe marrësja është e fejuara e tij Jennifer Kessel. Falë dhe ndihmës së disa familjarëve të vajzës dhe miqve të përbashkët, propozimi zyrtar u bë në një plazh ku prindërit e saj i kanë treguar në një tablet mesazhin që Dean kishte regjistruar për të çdo ditë të vitit.
Propozimi i fshehtë ka qënë në çdo ditë të vitit me pyetjen e famshme dhe datën në fund të saj. Kështu Jennifer ka parë 365 propozime të Dean në dush, në tavolinë, në makinë, kudo ku ai i kishte filmuar. E kur video arrin në datën e fundit Jennifer i kërkohet të kthejë kokën pas, ku Dean shfaqet sërish me pyetjen e famshme dhe i ulet në gjunjë. E sigurisht që përgjigja është “Po”./Top Channel/